Pse Mustafa dhe Thaçi, para protestës së opozitës takuan përfaqësuesit e pesë sindikatave?

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para protestës së paralajmëruar të opozitës më 17 shkurt, në dy ditët e fundit, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka takuar përfaqësuesit e pesë sindikatave dhe organizatave që kanë shprehur shqetësimet e tyre për mosplotësim të kërkesave nga ana e Qeverisë.Mustafa ka takuar përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Arsimit, përfaqësuesit e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht me një delegacion të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, të kryesuar nga Xhevdet Qeriqi, një delegacion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të kryesuar nga Smajl Elezaj, si dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës, të kryesuar nga Shaban Tasholli.


“); //]]>

Burime të “Republika24” brenda partnerëve të koalicionit PDK-LDK tregojnë se kryeministri Mustafa në koordinim me zëvendëskryeministrin Thaçi e ka bërë këtë agjendë për të parandaluar punëtorët e këtyre sindikatave, organizatave që mos të dalin në protestë më 17 shkurt, duke iu premtuar se Qeveria do të realizojë kërkesat e tyre.
 

24 nëntor 1968: Çka u tha në komentin redaksional te "Zëri i Popullit", për zhvillimet në Kosovë?


Në fundvitet gjashtëdhjeta në relacionet Shqipëri-Jugosllavi ishte zhvilluar një luftë e rreptë propagandistike. Shtizat e dyluftimit propagandistik thyheshin ku tjetër pos në çështjen e Kosovës dhe përgjithësisht të pozitës së shqiptarëve në Jugosllavi. Shteti shqiptar, Qeveria e tij dhe njeriu i parë i PPSH-së, Enver Hoxha, ishin më aktiv se kurdoherë më parë në mbrojtjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Kosovë. Shteti shqiptar dhe udhëheqja e tij, në këtë plan kishin dëshmuar vizionaritet dhe guxim historik. Telegrafi më poshtë ju sjell tekstin integral të komentit redaksional të "Zërit të Popullit", të datës 24 nëntor l968, katër ditë para demonstratave të shqiptarëve në Kosovë. Teksti me mestitujt është përgatitur nga Agim Zogaj.

SERBOMEDHENJTË DHE TITOISTËT U DETYRUAN TË LESHOJNË PE


“); //]]>

Çdo populli dhe çdo kombi i është i shenjtë dhe i dashur flamuri i tij nacional. Ajo është e dashur dhe e madhëruar edhe për shqiptarët në Kosovë, si simbol i kombi të tyre, i ekzistimit të tyre si tërësi nacionale, në luftërat shekullore që i ka udhëhequr së bashku me mbarë popullin shqiptar, kundër pushtimit të huaj dhe për çlirimin nacional dhe pavarësi, si simbol i krenarisë nacionale dhe të respektimit si shqiptar dhe të popullit trim të pamposhtur para çfarëdo armiku, sfidave, pengesave dhe shtrembërimin e historisë.

Mirëpo, e drejta në flamurin kombëtar në Jugosllavi u është cenuar shumë kohë. Dhe jo vetëm ajo. Secila kërkesë e tyre për këtë të drejtë ligjore pas veti tërhiqte represaljet gjithnjë e më të mëdha e më brutale. Shovinistët serbomedhenj kurrë nuk kanë dashur të dëgjojnë për shqiptarët e Kosovës, për të drejtat e tyre më elementare si popull dhe komb. Synimi dhe preokupimi i tyre i vetëm ishin diskriminimi i shqiptarëve në Kosovë, denacionalizimin i tyre shkatërrimi i tyre si tërësi nacionale dhe asimilimi, duke përdorur të gjitha mjetet, nga ato ekonomike eksploatimi e deri te shpërngulja e dhunshme dhe gjenocidi.

Mbretërit e vjetër serbë ua kanë kontestuar shqiptarëve të Kosovës të drejtën në flamurin kombëtar. Këtë ua kanë kontestuar edhe udhëheqësit titoistë. Kjo, si dhe shumë të drejta tjera, u janë kontestuar si në luftën kundër fashizmit hitlerian, atëherë kur populli shqiptar me pushkë në dorë së bashku me popullin serb, malazez, maqedonas e të tjerë luftoi për çlirimin e Jugosllavisë. Në vend se të pranohet të drejtat ligjore si komb, shqiptarët në Kosovë u janë nënshtruar si në kohën e mbretërive, ndjekjeve, torturave dhe vrasjeve, si akuzuar herë si "mjet dhe bashkëpunëtor] i fashistëve italian dhe gjerman", veçmas në vitet e para të çlirimit, herë si "nacionalistë" dhe " shovinistë" etj.

Edhe pse në Mbledhjen e Dytë të KAÇKJ-së, në nëntor të vitit 1943 në Kushtetutën e Jugosllavisë u proklamuar barazia e secilit popull dhe e drejta e tij në vetëvendosje, madje edhe në shkëputje, shqiptarët në Kosovë, si pakicë kombëtare, as sot nuk i kanë fituar të drejtat themelore kombëtare. Pikërisht për këtë arsye populli i Kosovës nuk e ka ndërpre luftën e tij në ruajtjen e identitetit nacional, të gjuhës dhe dokeve të veta,të fitojë të drejtat si popull shqiptar, të drejtën që të ketë shkollën shqiptare dhe të kultivojë kulturën e vet nacionale,që të ketë kuadrot e veta, lirshëm të jetojë në tokën e vet dhe të mbajë flamurin kombëtar si simbol të popullit shqiptar.

Kohëve të fundit, si rezultat i kësaj vendosmërie të vazhdueshme dhe të luftës gjithnjë e më të vendosur të mbarë popullit të Kosovës dhe veçmas të intelektualëve patriotë dhe të rinisë patriotike kosovare, shqiptarët e Kosovës kanë arritur sukses të madh: kanë fituar të drejtën që të përdorin flamurin e tyre kombëtar, flamurin e kuq me shqiponjën dykrenëshe dhe me yllin e artë mbi te. Titoistët u detyruan të lëshojnë pe.

Kjo fitore dhe realizimi i ëndrrës së kahershme kanë gëzuar secilin shqiptar në Jugosllavi. Mu për këtë, çka është edhe krejt e natyrshme, tashti në të gjitha vendet në Kosovë në manifestimet zyrtare, ose në rastin e festave private dhe në dasma, kosovarët e mbajnë fuqishëm në duar dhe i zbukurojnë shtëpitë e tyre me flamurin kombëtar. Secili njeri i arsyeshëm e kupton këtë shprehje të gëzimit i cili i ka përfshirë shqiptarët e Kosovës, pra si diçka që është shumë e logjikshme dhe e arsyeshme.

Mirëpo, kështu nuk mendojnë as titoistët, as reaksioni serbomadh, të cilët shqiptarëve të Kosovës u lejuan ta bartin flamurin jo pse këtë e dëshiruan. Fitorja e përmendur dhe gëzimi i shqiptarëve të Kosovës pa masë i kanë shqetesuar, hidhëruar dhe lëkundur edhe pushtetin titoistë edhe shovinistët serbë. Prandaj, ata të alarmuar me këtë, kanë filluar të trumbetojnë de të ngrisin zërin e protestës, duke i akuzuar kosovarët për "shovinizëm shqiptaromadh", "naconalizëm" etj.

Këto protesta dhe akuza janë të përcjellura me vërejtje dhe kërcënime se do të ndërmerren masa të rrepta dhe do të bëhen spastrime në arsim, kulturë dhe institucionet ndaj të gjithë atyre njerëzve të cilët "paraqesin pikëpamje ideore të huaja me LKJ-n", përkatësisht kundër intelektualëve dhe patriotëve të Kosovës të cilët e ngrisin zërin dhe luftojnë për të drejtat nacionale të shqiptarëve.

Kështu krijohet terren për fushatë të re të represaljeve dhe për vuajtjet për shqiptarët e Kosovës, të ngjashme me ato të cilat ata shpesh i kanë ndjerë nga çlirimi e këndej.

DISKRIMINIMI I SHQIPTARËVE TË KOSOVËS

Pse dhe për çka e tërë kjo zhurmë, akuza dhe kërcënime kur është fjala për të drejtat minimale dhe të ligjshme të çdo populli? Për se e gjithë ajo zhurmë për të ashtuquajturin " shovinizmin shqiptar", në vend se të theksohen shkaqet reale të padrejtësisë të cilat gjatë tërë historisë i janë bërë popullit shqiptar në Kosovë?

Analiza e tillë, e mbështetur në mësimet e marksizëm – leninizmit dhe materializmin historik, do të shpjegonte arsyet e gëzimit që ka përfshirë shqiptarët e atjeshëm me rastin e fitimit të së drejtës që të kenë simbolet e tyre nacionale e jo akrobacionet antimarksiste të Eduard Kardelit, i cili në frymën shoviniste përpiqet të shpjegojë realizimin e principeve të vetëvendosjes. Pse nuk tregohet me gisht në ata të cilët me dekada në mënyrë barbare kanë robëruar shqiptarët në Jugosllavi, të cilët kanë nxitur kaq shumë mjerim, mallëngjim dhe lot në shtëpitë e tyre, duke filluar nga mbretërit serbë e deri te xhelatët titoistë të UDB-ës? Pse nuk akuzohet ai shovinizëm i tërbuar, por për shovinizëm cilësohet fakti se shqiptarët e përdorin flamurin e tyre kombëtar në tokën e tyre sa herë që duan? Ose kjo nuk bëhet që të mos hidhërohen shovinistët reaksionarë serbë dhe malazez?

Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me diskriminimin e thellë dhe të vrazhdë ndaj shqiptarëve në Kosovë, të cilët paraqesin shumicë të rëndësishme nacionale. Maqedonia ka 1.800.000 banorë, prej të cilëve 300.000 janë shqiptarë,vendas e jo të ardhur. Udhëheqja titoiste ju pranoi maqedonëve të drejtat nacionale dhe po bë përpjekje për mbrojtjen e atyre të drejtave. Por ku është fjala për shqiptarët e Kosovës dhe përgjithësisht shqiptarët në Jugosllavi, klika titoiste mendon se shumë u ka ofruar. Të drejtat të cilat pas kaq shumë vuajtjeve u janë pranuar kosovarëve, madje edhe e drejta në përdorimin e flamurit kombëtar, edhe më tej janë tepër të vogla dhe shqiptarët e Kosovës do të duhej ta kuptojnë çka në të vërtetë realisht ato janë në suazat e gjendjes së tyre të përgjithshme të shtypjes dhe diskirminimit nacional.

Titoistët dhe shovinistët serbë deklarojnë se shqiptarët e Kosovës, duke e dëshmuar patriotizmin e tyre dhe duke shfrytëzuar të drejtën në përdorimin e flamurit, gjëja se po shkatërrojnë miqësinë e popullit shqitra të Kosovës me popujt tjerë të Jugosllavisë. Kjo deklaratë është krejtësisht absurde dhe një pikëpamje reaksionare, prapa të cilës fshihet shovinizmi i fuqisë së madhe. Jemi të bindur se populli i Kosovës nuk është dhe nuk ka pse të jetë kundër popujve të Jugosllavisë, por ishte, është dhe do të jetë kundër reaksionit serb e malazez, si dhe kundër regjimit i cili e mbron. Duhet qartësuar këtë ndryshim esencial.

Neve na është krejt e kuptueshme se argumenti i mësipërm i shpifur, me qëllim theksohet në mënyrë që të drejtën që shqiptarët e Kosovës e fituan të mbetet vetëm formale, por edhe të shfrytëzohet si mjet për provokim, për të ndërmarrë masa shtypëse, ndëshkuese kundër popullit të Kosovës , në mënyrë që t’i dilet në rrugë në përpjekjet e tij që të siguroj të drejtat e veta të plota nacionale.

Udhëheqësit titoistë, veçmas ata në Kosovë, kanë thënë se nuk duhet të harrojmë se në Jugosllavi ka 1,200.000 shqiptarë. Ne i falënderojmë në faktin se po na kujtojnë në këtë.

TË MARRIN FUND NDJEKJET BARBARE KUNDËR SHQIPTARËVE

Dëshirojmë t’u themi udhëheqësve titoistë se marrëdhëniet e mira me RP të Shqipërisë nuk bazohen në këmbimin e disa mallrave për konsum të përgjithshëm, por në respektimin e mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar .Themi se nuk i kemi harruar dhe kurrë nuk do t’i harrojmë vëllezërit tanë shqiptarë në Jugosllavi.

Pikërisht për këtë pse nuk i kemi harruar dhe kurrë nuk do t’i harrojmë, përherë e kemi ngritur zërin në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave t tyre, kemi kërkuar dhe kërkojmë që një herë e përgjithmonë të marrin fund ndjekjet barbare të shqiptarëve dhe të vihen para gjyqit e të dënohen me meritë autorët e krimeve përbindëshe, të ndalet me politikën shovinise të denacionalizimit, serbizimit dhe shpërnguljen e banorëve shqiptarë nga Kosova, të marrin fund diskriminimi dhe padrejtësitë ndaj popullatës shqiptare në fushën e punësimit, gjuhës, arsimit, kulturës dhe administratën shtetërore, të marrë fund kolonizimi dhe politike shoviniste ekonomike, eksploatimi i Kosovës, që të ndërmerren masa efikase për tejkalimin e prapambeturisë së thellë ekonomike të Kosovës, për likuidimin e pabarazisë në raport me pjesët tjera të Jugosllavisë, që popullit shqiptar në Kosovë në tërësi t’i pranohen të drejtat nacionale.

Do t’ju përsërisim titoistëve që të mos harrojnë se në Jugosllavi jetojnë më së paku 1,200.000 shqiptarë. Si gjithnjë, me rrugën marksisto – leniniste do ti mbrojmë vëllezërit e Kosovës dhe u themi titoistëve që të heqin dorë nga politika e tyre shovinste e shtypjes dhe përndjekjes të banorëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i kërkojnë të drejtat e tyre nacionale.

U themi udhëheqësve të sotëm të Kosovës të jenë më real, që më thellë të studiojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptar të Kosovës, i cili kurrë nuk është nënshtruar para robërisë, pavarësisht se në ç’masë ajo ishte e ashpër dhe e pamëshirshme. Nëse këtë e bëjnë do t’u jetë e qartë se çfarëdo masë e shtypjes dhe e diskreminimit dhe çfarëdo ndjekje kundër popullit të Kosovës do të sjellë vetëm humbjet e reja dhe të vazhdueshme. /Telegrafi/

 

Lunacek shpreson që liderët politikë do t’i thonë PO Jahjagës


Eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek – raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian – i ka dhënë mbështetje iniciativës së presidentes Atifete Jahajaga, për t’i takuar të hënën të gjithë liderët e vendit.

Lunacek, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka shkruar se shpreson se të gjithë do t’i përgjigjen kësaj ftese.


“); //]]>

“E mbështesë iniciativën e presidentes së Kosovës për t’i ftuar të gjithë liderët partiakë në një tryezë të përbashkët të hënën. Shpresoj që të gjithë do t’i bashkohen”, ka shkruar ajo.

 

Mustafa, Thaçi dhe Delawie, nesër te presidentja


Në takimin e nesër mes liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga, do të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Për KosovaPress, zëdhënësi i ambasadës amerikane, Philip Drewie, konfirmoi se ambasadori Delawie është pajtuar që të marrë pjesë në këtë takim.


“); //]]>

“Ambasadori është pajtuar që të marrë pjesë në këtë takim të thirrur nga presidentja, si dhe mbështet përpjekjet e saj që të ndihmojë partitë politike të gjejnë gjuhën e përbashkët”, tha ai.

Ndërkohë, sot në një konferencë për media pjesëmarrjen në takimin e nesërm që fillon në ora 09:00, e kanë konfirmuar edhe dy partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.

Në anën tjetër, dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe NISMA, kanë dhënë përgjigje të qartë se nuk do të marrin pjesë në këtë takim. Bilall Sherifi nga kjo parti tha sot se në këtë takim opozita do të shkojë vetëm për të caktuar datën dhe modalitetet e tjera zgjedhore, pasi ka kaluar koh a e bisedimeve.

Ndërsa, zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, transmetuesit publik i ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thuajse ka vendosur që nesër të marrë pjesë në këtë takim. Mirëpo, sipas tij, një vendim definitiv do të merret nesër.
 

Lunacek shpreson që liderët politikë do t’i thonë PO Jahjagës


Eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek – raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian – i ka dhënë mbështetje iniciativës së presidentes Atifete Jahajaga, për t’i takuar të hënën të gjithë liderët e vendit.

Lunacek, përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka shkruar se shpreson se të gjithë do t’i përgjigjen kësaj ftese.


“); //]]>

“E mbështesë iniciativën e presidentes së Kosovës për t’i ftuar të gjithë liderët partiakë në një tryezë të përbashkët të hënën. Shpresoj që të gjithë do t’i bashkohen”, ka shkruar ajo.

 

Flet babi i Arben Ymerit, i arrestuar te Manastiri i Deçanit


Sylë Ymeri, babai i të arrestuarit Arben Ymeri, pohon se gjatë tre vjetëve të fundit jo vetëm se kishte vërejtur ndryshime në sjelljen tek i biri, por edhe për faktin se Arbeni shoqërohej me disa persona të panjohur për ta.

Ai thotë se nuk është kundër fesë, ndërsa i bën thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës të ndërmarr diçka ndaj personave të cilët po arrijnë t’i indoktrinojnë të rinjtë në një islam ndryshe nga ai tradicional.


“); //]]>

Gjykata Themelore në Pejë, të hënën ua ka caktuar të arrestuarve masën e paraburgimit prej një muaji.

Katër të paraburgosurit janë të dyshuar vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi organet e hetuesisë ende nuk kanë gjetur prova nëse këta persona kishin pasur qëllim terrorist në Manastirin e Deçanit.

Ai ka mohuar lidhjen e ngushtë familjarë mes djalit të tij Arbenit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

“Arbeni me Visarin janë kushërinj katër gjenerata larg. Kurrë s’kanë pasur kontakt mes vete”, tha Syla.

Për transmetuesin publik, Ymeri pranoi se shtëpia e djalit të tij, Arbenit, ishte bastisur nga Policia dhe i ishte gjetur një armë.

 

Kosova pjesë e projektit rajonal për biodiversitet dhe ekosistem


Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sladjan Nikolçeviç, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar GIZ për lansimin e projektit për bashkëpunimin rajonal në fushën e biodiversitetit dhe ekosistemeve që po mbahet në Beograd.

“Kosova është shumë e pasur në aspektin e biodiversitetit me një numër të madh të ekosistemeve të ndryshme dhe specie endemike. Biodiversiteti ynë, si edhe në vendet e tjera të botës nuk është i mbyllur në kufijtë e vendit, ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit kërkon një qasje ndërkufitare, tha Nikolçeviç në fjalimin e tij, transmeton Koha.net.


“); //]]>

Me qëllim të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit të Kosovës është shpallur e mbrojtur më shumë se 11% e territorit, nga të cilat 3 parqeve ndërkufitare me më shumë se 120.000 ha.

Zëvendësministri Nikolçeviç ka theksuar gjithashtu se prioritet i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është të ndërtohen kapacitetet dhe për të forcuar autoritetin për menaxhimin e zonave të mbrojtura, zhvillimin e planeve të menaxhimit, realizimin e projekteve të inventarit dhe ruajtjen e biodiversitetit, përdorimin e saj të qëndrueshëm dhe forcimin e vetëdijes për rëndësinë e shërbimeve të ekosistemit.

Me lansimin e këtij projekti nga GIZ edhe Kosova do të jetë përfituese sikur vendet e tjera të rajonit që do të ndikojë edhe në forcimin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës juglindore. 

Prizrenasi la punën, bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik (Video)


Ka marrë pushim pa pagesë e ka dalë para ndërtesës së Qeverisë. Në dorë po e mban një pllakat me thirrje për pozitën dhe opozitën.

“O institucione të Kosovës (pozitë dhe opozitë) dhe mediume të Kosovës, a nuk i bëri përshtypje askujt thirrja ime e mëparshme?!. O zot i madh! A ka ky vend ndonjë njëri të arsyeshëm apo jo???”, është mbishkrimi që mban në duar Haxhi Morina nga Prizreni.


“); //]]>

Po beson që me thirrjet e tij do ketë ndikim për daljen nga kjo krizë politike. Morina, po beson që edhe tri partitë opozitare do t’i ndalin protestat.

Herën e parë ka protestuar, por për shkak të punës e ka ndalë protestën. Ndërsa, tash ka marrë pushim pa pagesë vetëm për të arritur synimet e tij.

Ai thotë se iniciativa e tij mund të duket qesharake, por beson se në një të ardhme të afërt kjo iniciativë do të jetë serioze dhe e rëndësishme.

“Herën e parë kur jam prononcuar kam deklaruar se kjo iniciativë e imja, ky hap i imi që e kam ndërmarr në shikim të parë disave ka me ju duk qesharake dhe e parëndësishme, mirëpo në një kohë shumë të shkurtër, në një të ardhme shumë të afërt ka me qenë shumë me rëndësi dhe shumë serioze. Unë kam dalë me ba thirrje për zgjidhje të bllokadës institucionale, të ngërçit politik. Hera e parë ka qenë thirrja për zgjidhje të bllokadës institucionale dhe ngërçit politik, e pata ndërpre se është dashur të kthehem në punë dhe prita mos po thirrin mos po reflektojnë por nuk reflektuan dhe u detyrova me marr pushim pa pagesë tash me qëllim që me dal me ju bë thirrje se ndoshta e kanë marr si hajgare punën time”, tha Morina për KosovaPress.

Morina, thotë se Kosova kurrë më në krizë nuk ka qenë por, gjithashtu thotë se kurrë më lehtë nuk mund të dalë nga kriza se sa tash.

Ai, u bënë thirrje publike opozitës që të anu loj protestën dhe le të i përgjigjet arsyes. Morina, thotë se përkundër thirrjes së tyre për protesta të qeta, ato nuk po mbahen si të tilla.